Ndërlidhjet

IHT: "Tallje me zgjerimin"



"International Herald Tribune"

Në samitin e NATO-s në Bukuresht, liderët e Aleancës Veriatlantike shfaqen mospajtime të thella rreth çështjes nëse Ukrainës dhe Gjeorgjisë duhej ofruar rastin për t'iu bashkuar kësaj familjeje. Me këtë veprim, politika e tërësishme e zgjerimit u dëmtua seriozisht.

Zgjerimi ka qenë esenca e NATO-s tash dy dekada, ndërsa në marrëveshjen e nënshkruar para 60 vjetësh ishte potencuar se dyert e Aleancës do të jenë të hapura për çdo vend evropian që mund t'u kontribuojë parimeve të kësaj organizate dhe mbrojtjes kolektive.

Mbi këtë parim, NATO-ja në periudhën e Luftës së Ftohtë ka pranuar në radhët e veta Greqinë, Turqinë, Gjermaninë Perëndimore dhe Spanjën, ndërsa më vonë, pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik, edhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në këtë frymë, javën e kaluar, NATO-ja u dërgoi ftesa për anëtarësim Shqipërisë dhe Kroacisë. Por, mosdërgimi i ofertës për Planin Aksional për Anëtarësim Ukrainës dhe Gjeorgjisë, ka minuar seriozitetin dhe kredibilitetin e procesit të zgjerimit.

Ngjashëm ka ndodhur edhe me Maqedoninë, që si Shqipëria dhe Krocia, kishte përmbushur kushtet nga Plani Akisonal për Anëtarësim, por, për shkak të vërejtjeve të Greqisë, nuk është ftuar t'i bashkohet NATO-s. Fakti që emri i Maqedonisë është bërë pjesë e debatit nëse ky vend duhet t'i bashkohet NATO-s, paraqet tallje dhe dëmton gjithë procesin e zgjerimit.

Ngjashëm ka ndodhur edhe me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, sepse nga frika e zemërimit të Moskës, Gjermania, Franca dhe disa aleatë të tjerë dolën kundër ofrimit të Planit Aksional për Anëtarësim për këto dy vende.

Procesi i zgjerimit të NATO-s ka qenë politikë shumë e suksesshme për shumë dekada, sepse ka ndihmuar përfshirjen e Spanjës së demokratizuar në Perëndim, në fillim të viteve të 80-ta, ka siguruar që Gjermania e bashkuar të integrohet tërësisht në Aleancë në vitet e 90-ta dhe ka ndihmuar stabilitetin dhe sigurinë e ish-vendeve nën dominimin sovjetik.

Por, duke marrë për bazë kriteriume tjera për Maqedoninë, por edhe për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, procesi i zgjerimit të NATO-s tallet me vetveten.
XS
SM
MD
LG