Ndërlidhjet

NATO: Scheffer u dërgoi letër Shqipërisë dhe Kroacisë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, u ka dërguar sot letër Shqipërisë dhe Kroacisë, duke i ftuar ato për t'i filluar bisedat për hyrje në aleancë, ka njoftuar zëdhënësi, James Appathurai.

"Sekretari i përgjithshëm u ka dërguar letër ministrave të jashtëm të këtyre dy vendeve, duke kërkuar nga ato që t'i dërgojnë ekipet për fillimin e bisedimeve formale për anëtarësim", tha James Appathurai.

Sipas tij, këto bisedime do të zgjasin "disa javë" dhe do të rezultojnë me përpilimin e protokolit të hyrjes.

Pas kësaj, anëtarësimi duhet të ratifikohet në parlamentet e 26 vendeve anëtare të NATO-s.

Zoti Appathurai tha se "do të ishte shumë shumë mirë" që Shqipëria dhe Kroacia të bëheshin anëtare të NATO-s, gjatë vitit të ardhshëm, kur aleanca shënon 60 vjetorin e ekzistimit.
XS
SM
MD
LG