Ndërlidhjet

logo-print

Bagdad: Nga dhuna e sotme u vranë së paku 12 vetë


Së paku 12 vetë janë vrarë nga përleshjet dhe shpërthimet në Bagdad.

Kjo dhunë u bë përkundër ndalimit të qarkullimit të veturave dhe kamionëve, që u bë me qëllim që të parandalohen sulmet në ditën e sotme, që shënoi pesëvjetorin e rënies së regjimit të Saddam Husseinit.

Kjo dhunë ndodhi në lagjen Sadr City, ku forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato të Irakut, prej ditës së diel, janë përleshur me militantët lojalë ndaj klerikut radikal shiit, Moqtada al-Sadr.
XS
SM
MD
LG