Ndërlidhjet

Rogge shpreh keqardhje për protestat kundër Olimpiadës


Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar shprehu keqardhje për protestat që përcollën flakën olimpike, dhe tha se rrugëtimi i deritashëm i pishtarit nuk ka qenë ngjarja më e gëzuar për të cilën kishte shpresuar.

Jacques Rogge i bëri këto komente në Pekin, pas protestave që shoqëruan rrugëtimin e pishtarit në San Francisco.

Autoritetet në qytetin amerikan thanë se e ndryshuan itinerarin e rrugëtimit që të shmangen protestat që përcollën flakën olimpike nëpër rrugët e Parisit dhe të Londrës.

Ndërkohë, kryeministri britanik Gordon Brown tha se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Pekin.

Zëdhënësja e tij tha se ky nuk është bojkotim, dhe shtoi se Brown do të jetë i pranishëm në ceremoninë përmbyllëse.
XS
SM
MD
LG