Ndërlidhjet

Bush do të mbështesë pezullimin e tërheqjes së trupave


Shtëpia e Bardhë ka lënë të kuptohet se presidenti George Bush me siguri do ta mbështesë rekomandimin e kryekomandantit amerikan në Irak për të pezulluar tërheqjen e trupave nga Iraku.

Gjenerali David Petraeus rekomandoi një pauzë në tërheqjen pas korrikut, gjatë një seance dëgjimore në Kongres.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti Bush, i cili sot do të prononcohet rreth Irakut, është një udhëheqës që i dëgjon komandantët e tij të ushtrisë.

Aktualisht në Irak ndodhen rreth 160 mijë trupa amerikane, nga të cilët 20 mijë duhej të tërhiqen deri në korrik.
XS
SM
MD
LG