Ndërlidhjet

logo-print

Dala Lama mbështet Olimpiadën në Kinë


Udhëheqësi shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama, ka ripërsëritur sot se e mbështet të drejtën e Kinës për të qenë mikpritëse e Lojërave Olimpike, përkundër protestave ndërkombëtare përkundër shtypjes së protestave anti-kineze muajin e kaluar në Tibet.

"Që nga fillimi, e mbështes Kinën si mikpritëse të lojërave më të famshme në botë, për shkak se KIna është vendi me më shumë popullsi, është një vend i lashtë. Prandaj, populli kinez vërtetë meriton të jetë mikpritës i Lojërave Olimpike", tha Dalai Lama.

Kina e ka akuzuar Dalai Lamën për orkestrimin e trazirave në Tibet për të sabotuar Lojërat në Pekin.

Protestat kundër reagimit të kinezëve kanë penguar rrugëtimin e pishtarit olimpik në botë, duke nxitur protesta në Paris, Londër dhe San Francisco.

Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Jacques Rogge tha se protestat e kanë zhytur Olimpiadën në "krizë", por shtoi se nuk ka plane që të ndërpritet rrugëtimi i mëtejmë i pishtarit olimpik.
XS
SM
MD
LG