Ndërlidhjet

Bush përkrah propozimin e gjeneralit Petreaus


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush ka urdhëruar ndaljen e tërheqejes së trupave të SHBA-ve në Irak.

Bush tha se komandanti më i lartë në Irak do të ketë "kohën që atij i duhet" për të vendosur për tërheqjet e mëtejshme.

Ai gjithashtu njoftoi se kohëzgjatja e trupave amerikane në Irak do të reduktohet prej 15 në 12 muaj:

"Që nga 31 korriku numri i trupave të SHBA-ve në Irak do të ulët për 25 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Përkundër kësaj gjenerali Petraeus tha se i duhet kohë për të konsoliduar forcat e tij dhe për të vlerësuar sesi reduktimi i prezencës amerikane do të ndikojë në kushtet në vend para se të bëjë rekomandimet për tërheqjet e mëtejme. Dhe unë i thash atij se do të ketë tërë kohën që i nevojitet" tha Bush.

Presidenti Bush tha se është bërë progres në sigurinë, ekonominë dhe situatën politike të Irakut. Por sipas tij kanë mbetur sfida serioze dhe komplekse, përfshirë atë që Bush e quajti "ndikimin destruktiv" të Iranit dhe prezencën e Al Kaidës.

Mirëpo përfaqësues demokratë në Kongres e kanë akuzuar presidentin Bush se e ka futur Amerikën në një luftë të dështuar:

"Presidenti na ka futur në një luftë të dështuar. Ai na ka futur në borgje të thella dhe ato na quan në recesion. Ne duam disa përgjigje" tha demokratja Nensi Pelosi kryetare e dhomës përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG