Ndërlidhjet

Serbia po e shqyrton qëndrimin e UNMIK-ut


Ministri për administratën shtetërore dhe qeverisjen lokale në Qeverinë e Serbisë, Millan Markoviq ka deklaruar sot se qeveria dhe presidenti i Serbisë do t'i shqyrtojnë rrethanat e reja dhe do të marrin vendim përkatës lidhur me qëndrimin e UNMIK-ut që Serbia nuk mund t'i mbajë e as t'i organizoj zgjedhjet lokale në Kosovë.

"Për shkak të informatës më të re lidhur me qëndrimin e UNMIK-uk, kjo është rrethanë e re për n, që tcilën do ta shqyrtojmë dhe do të marrim vendim se a të vazhdojmë me këtë proces ose ndoshta është e nevojshme që diçka të ridefinohet", tha zoti Markoviq në një konferencë për gazetarët, pas mbledhjes së qeverisë së Serbisë.

Sipas tij, megjithatë në këtë moment, çdo gjë po zhvillohet ashtu siç është planifikuar në qeveri.

Administrata e UNMIK-ut pa përsëritur edhe sot se Serbia nuk mund të organizoj e as të mbajë zgjedhje lokale në Kosovë, sepse kjo do të paraqiste shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
XS
SM
MD
LG