Ndërlidhjet

DSH: Carter të mos takojë liderin e Hamasit


Departamenti amerikan i shtetit ka këshilluar ish presidentin Jimmy Carter që të mos takojë liderin e grupit militant palestinez Hamas gjatë vizitës së tij në Siri.

Zëdhënësi Sean Mc Cormak tha se bazuar në politikën qeveritare Hamasi është organizatë terroriste që kundërshton bisedimet për paqe midis Izraelit dhe palestinezëve.

Është njoftuar se fituesi i çmimit Nobel për Paqe, Jimmy Carter gjatë vizitës në Damask do takojë liderin e Hamasit, Khaled Meshaal.
XS
SM
MD
LG