Ndërlidhjet

Pragë: Komunistët përgatisin ligj kundër njohjes së Kosovës


Partia e pareformuar komuniste e Çekisë planifikon që përmes një ligjit t'ia ndalojë qeverisë të pranojë pavarësinë e Kosovës.

Ligji do ti dërgohet Parlamentit në seancën e rradhës pasi të sigurojnë edhe përkrahjen e Partisë Social demokrate në opozitë.

"Ky propozim nënkupton se republika e Çekisë përmes ligjit ia ndalon qeverisë të mos e pranojë Kosovën si shtet pasi është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare" ka deklaruar për shtypin çek, lideri i partisë Komuniste Vojteh Filip.
XS
SM
MD
LG