Ndërlidhjet

"S'ka mjete për pengimin e zgjedhjeve serbe?"


Të përditshmet kosovare

Të përditshmet kosovare

EXPRESS
Qeveria në dorëheqje Vojislav Kostunicës ka gjetur edhe një instrument per të sfiduar UNMK-un, autoritetet e Kosovës dhe tërë mbështetësit e tyre. Komisioni Qendror Zgjedhor serb ka vendosur që më 11 maj edhe në Kosovë të organizojë zgjedhjet, jo vetëm ato parlamentare, por edhe ato për pushtet lokal. Një veprim i tillë shkel Rezolutën 1244, të cilën Serbia për asnjë moment s'e lëshon nga goja prejse është shpallur pavarësia e Kosovës. Nëse Serbia arrin të mbajë zgjedhje lokale në Kosovë, kjo do të ishte hera e parë që nga largimi i pushtetit serb, në vitin 1999. Bazuar në Rezolutën 1244, UNMIK-u ka lejuar Beogradin që të mbajë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale ne Kosovë, madje edhe referendum, por kjo Rezoiute nuk lejon zgjedhje serbe të nivelit lokal në Kosovë. Sa i përket zgjedhjeve lokale serbe, ato shfaqen të papranueshme sepse rezultati i tyre do të implementohej në Kosovë, përkatësisht mbi këtë rezultat Serbia do të ndërtonte kuvendet komunale në vendin tonë...

NACIONAL
Kryetari i Aleanccs për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitën e tij në Gjilan e ka filluar me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, ku është shprehur se gjatë gjithë jetës së tij do të përkulet para dëshmorëve, sepse me gjakun e tyre sot po e gëzojmë lirinë dhe të drejtën per të jetuar. Haradinaj, i ciIi para pak ditësh u kthye nga Haga, ku Tribtmali i Hagës e kishte liruar nga të gjitha akuzat, në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan, është takuar me anëtarë, simpatizantë dhe qytetarë, të cilëve u ka uruar pavarësinë. Kreu i AAK-së ka thënë se Kosovën tani e presin shumë sfida, si integrimi i serbëve të Kosovës, por edhe integrimi i qytetit të Mitrovicës dhe në këtë vazhdë ka shtuar se tani duhet të punohet dhe duhet të kemi shumë plane për integrimin e tyre. "Deri më 17 shkurt ka qenë UNMIK-u, ndërsa pas kësaj date, Kosova duhet të ketë plan operues për integrimin e serbëve dhe të Mitrovicës", ka shtuar Haradinaj...

EPOKA E RE
Rusia, të enjten, u ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s që rreptësisht të veprojnë në kuadër të mandatit të cilin e ka lejuar Këshilli i Sigurimit i OKB-së, në bazë të Rezolutës 1244 dhe që "me përgjegjësi t'i kenë parasysh të gjitha pasojat e masave të dhunshme, të cilat, siç kanë shkruar disa media perëndimore, po përgatiten që serbët në Kosovë të provokohen për të bërë veprime revanshiste. Sipas informacioneve të disa mediave perëndimore, "prania ndërkombëtare në Kosovë po përgatit aksione ndaj serbëve të Kosovës, me qëllim që ata të provokohen për të bërë veprime revanshiste". Po përgatitet terreni për ndikimin e gjerë te dhunës ndaj banorëve serbë në Kosovë, me qëllim që ata të detyrohen që të pajtohen me pavarësinë e vetëshpallur", është thënë në komunikatën e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme...

KOSOVA SOT
Qeveria e Kosovës pritet që brenda ditësh t'ia procedojë Kuvendit për miratim edhe nëntë projektligje që dalin nga pakoja e Ahtisaarit. Përgatitja e projektligjeve, të cilat parashihen me pakon e Ahtisaarit dhe ato me rëndësi passtatusore janë prioritet i Qeverisë për shkak të rëndësisë që kanë këto ligje për funksionimin e institucioneve të shtetit të ri të Kosovës. Koordinatori i Qeverisë, Skënder Durmishi, thotë se deri më tash në Kuvendin e Kosovës janë proceduar nga ana e Qeverisë dhe janë miratuar në Kuvend 19 projektligje. "Duke pasur parasysh natyrën komplekse edhe si substancë, edhe si vëllim, mund të shprehemi të kënaqur me atë që është bërë deri tash", tha Durmishi. Sipas tij, ky është një proces që po vazhdon dhe do të jetë i tillë deri në fund...

LAJM
Ishte hera e parë kur Kuvendi i Kosovës po miratonte Kushtetutën e Republikës së Kosovës pa u frikësuar se dikush mund t'ua ndërpresë punën për të vënë në jetë aktin më të lartë juridik. Frika mungoi, por siç duket ishin emocionet ato që "tradhtuan" Jakup Krasniqin dhe e detyruan atë që të shkelë proceduarat e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe skenarin e asaj dite historike për shtetin. Skenari i përgatitur ishte që Krasniqi të bëjë publike kerkesën për një seancë të jashtëzakonshme, ku do të miratohet Kushtetuta. Më pas, presidenti i Kosovës ka qenë e paraparë të paraqitet me një fjalë për përmbajtjen e Kushtetutës, ndërkohë kryeministri Hashim Thaçi për rëndësinë e saj. Po ashtu edhe Hajredin Kuçi ështe paraparë të përmendë pikat më të rëndësishme të Kushtetuiës. I fundit që do të fliste për Kushtetutën ka qenë Jakup Krasniqi, i cili, sipas skenarit, është dashur t'i ftojë deputetët që të deklarohen me cilën formë të votimit duan ta votojnë Kushtetutën e më pas ta hedhin në votim dhe të respektohen procedurat e votimit, duke pyetur edhe per votat "pro", "kundër" dhe "abstenim". Por, kjo nuk ndodhi. Deputetët u ngritën në këmbë, të ndikuar nga ngritja e parakohshme e Hashim Thaçit dhe Fatmir Sejdiut, duartrokitën dhe kjo i mjaftoi Krasniqit, që nga foltorja e Kuvendit të tregojë numrin e "saktë" të deputetëve që kanë votuar. Sipas Rregullores, Krasniqi nuk ka të drejtë qe nga foltorja të tregojë numrin e votave "pro" apo "kundër"...

KOHA DITORE
Vendet e Bashkimit Evropian që e kanë marrë "vendimin e parakohshëm" për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duhet ta kuptojnë përgjegjësinë e vet se i kanë braktisur forcat pro-evropiane në Serbi, ka thënë ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder. Schroeder ka qëndruar në Beograd, ku në një intervistë për gazetën serbe "Blic" ka thënë se shpreson që "më 28 prill, posaçërisht Holanda, do ta kuptojë se sa është me rëndësi që të nënshkruhet Marrëveshja për Stabilizim-Asociim (me Serbinë) dhe të merret hapi konkret i heqjes së vizave për qytetarët e Serbisë". Ai, madje, ka thënë se sa i përket Kosovës, personalisht, do të kishte dëshiruar të ishte marrë një vendim tjetër, por ka shtuar se tani nuk ka më kuptim të shikohet prapa. Schroeder ka porositur liderët evropianë se nuk do të ishte mirë për stabilitetin rajonal nëse nuk nënshkruhet Marrëveshja e BE-së me Serbinë...

BOTA SOT
Njëri nga njerëzit më besnikë të presidentit Ibrahim Rugova që e ka shoqëruar atë gjatë gjithë karrieres politike, Skënder Hyseni, ka marrë përsipër që të vazhdojë një pjesë të misionit të papërfunduar nga Presideniti per shkak të vdekjes së papritur, ndërtimin e mirëfillte të diplomacisë së Kosovës. Skender Hyseni, tashmë është nominuar Ministër i Punëve të Jashtme, nga partia e tij LDK-ja dhe nga kryeministri Hashim Thaçi, ndërsa ka marrë pjesë në këtë pozicion për herë të parë në mbledhjen e qeverisë, të mbajtur të enjten në Mitrovicë. Zoti Hyseni në një deklaratë për "Botën sot" flet për mënyrën se si do të ndërtohet Ministria e Punëve të Jashtme, kompetencat që i jep Kushtetuta e Kosovës dhe për hapjen e ambasadave...

ZËRI
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Ksavie de Marnak, u shpreh i vendosur të enjten, në Prizren, se ai dhe ushtarët e KFOR-it, të cilët janë me mision në Kosovë, do të jenë në gjendje gatishmërie, për të krijuar ambient të qetë dhe stabil në Kosovë. Ai tha se aktualisht gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe nuk ka elemente të përkeqësimit. "Do të jem i vendosur që të krijoj një ambient të qetë dhe situatë stabile në mbarë territorin e Kosovës; kjo edhe është përgjegjësi e KFOR-it, ndërkaq mund të them Iirisht se KFOR-i ështe në gjendje gatishmërie të ruajë rne përgjegjësi sigurinë në këtë vend", tha Marnak...

XS
SM
MD
LG