Ndërlidhjet

McCormack: Nuk duhet shtetet tjera të mbajnë zgjedhje në Kosovë


Sean McCormack
Sean McCormack

"Kosova është shtet sovran. Nuk i takon një shteti tjetër sovran që të mbajë apo organizojë zgjedhje në një shtet tjetër, gjithashtu sovran", ka thënë Sean McCormak, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.


Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Sean McCormack, duke komentuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve vendore dhe të përgjithshme të Serbisë në Kosovë, ka rikujtuar edhe një herë se Kosova është shtet sovran.

"Nuk i takon një shteti tjetër sovran që të mbajë apo organizojë zgjedhje në një shtet tjetër, gjithashtu sovran", ka thënë zoti McCormack, në një takim të mbajtur me gazetarët.

Duke i komentuar ndërkaq njoftimet për, siç thuhet, shpërthimin e dhunës midis "ekstremistëve shqiptarë dhe forcave të rendit të Bashkimit Evropian" pas miratimit të Kushtetutës së Kosovës, zoti McCormak tha se "ata që janë përgjegjës për çfarëdo lloj konfrontimi janë njerëz që vijnë nga jashtë.

"Nuk janë njerëzit që jetojnë në Kosovë ata që janë të trazuar, ata që po konfrontohen ose po i kthehen dhunës. Në fakt, njerëz të këtillë janë duke ardhur nga jashtë dhe janë duke u dërguar nga individë dhe qeveri jashtë Kosovës për të shkaktuar vështirësi dhe telashe brenda në Kosovë", ka thënë zëdhënësi i Departamentit Amerikan, Sean McCormack.

Këto njoftime nga Departamenti Amerikan i Shtetit vijnë në kohën kur Beogradi paralajmëron mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme edhe në Kosovë, përkundër faktit se Misioni i Kombeve të Bashkuara ka tërhequr vërrejtjen se një gjë e këtillë do të ishte shkelje e Rezolutës 1244.
XS
SM
MD
LG