Ndërlidhjet

HRW: Prishtina të hetojë akuzat e Del Pontes


Human Right Watch ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës të hetojnë pretendimet e ish kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, të publikuara në librin e saj se luftëtarët shqiptarë i kanë vrarë disa dhjetëra serbë dhe i kanë shitur organet e tyre.

Sipas organizatës ndërkombëtare që merret me të drejtat e njeriut Del Ponte paraqet "evidenca të mjaftueshme" në librin e saj se serbët janë transportuar në Shqipëri ku janë vrarë dhe organet e tyre i janë shitur personave të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të organeve.

Në letrën drejtuar kryeministrit Thaçi kërkohet nga autoritetet e Kosovës "të përcaktojnë vërtetësinë" e pretendimeve të Del Pontes, në bashkëpunim me homologët e tyre në Shqipëri.

Sipas agjencisë AP, HRW i ka shkruar kryeministrit të Kosovës më 4 prill të këtij viti.
XS
SM
MD
LG