Ndërlidhjet

Kelmendi: Akuzat e Del Pontes, fabrikime


Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Nekibe Kelmendi i ka hedhur poshtë akuzat e ish kryeprokurores së Gjykatës së Hagës Carla Del Ponte.

"Këto janë fabrikime të pastra nga Del Ponte, apo vetë Serbia", tha Kelmendi. "Kam pasur katër takime private me Carla Del Ponten dhe ajo asnjëherë nuk i ka ngritur këto akuza".

Ministria që drejtohet nga Kelmendi ishte në listën e institucioneve që kanë marrë kërkesën për hetime nga Human Rights Watch.

Del Ponte, në librin e saj shkruan se 100-300 njerëz, shumica civilë serbë janë dërguar me kamiona nga Kosova në Burrel të Shqipërisë në qershor të 1999 nga ku një pjesë janë përdorur për trafik organesh.
Sipas Del Pontes anëtarë të lartë të ish Ushtrisë Çlirmitare të Kosovës ishin në dijeni të trafikut të organeve.
XS
SM
MD
LG