Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Çmimet e ushqimeve do rriten


Çmimet e ushqimeve do vazhdojnë të rriten në vendet më të varfëra të botës edhe gjatë vitit të ardhshëm, kanë njoftuar Kombet e Bashkuara.

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë, FAO, tha se çmimet e drithërave dhe orizit janë dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar për shkak të rritjes së kërkesës në treg, ofertës së ulët dhe kufizimit në eksporte.

FAO bën të ditur se 37 vende përballen me kriza ushqimore dhe kanë nevojë për ndihmë nga jashtë, përfshi Afganistanin, Irakun dhe Taxhikistanin.
XS
SM
MD
LG