Ndërlidhjet

logo-print

Majko: Akuzat e Del Pontes janë fantazi


Pandeli Majko, ish kryeministër i Shqipërisë i cilësoi akuzat e Del Pontes si "histori të çuditshme, fantazi".

"Nuk besoj se po të kishte prova për këtë Gjykata e Hagës do të kishte pritur publikimin e librit të Del Pontes", tha Majko.

Ai shtoi se e ka takuar dy herë Del Ponten në postin e kryeprokurores së Hagës dhe asnjëherë nuk i ka ngritur këto akuza. Majko theksoi se as zyrtarët serbë me të cilët është takuar pas luftës nuk e kanë ngritur një problem të tillë.

Pandeli Majko ka qenë kryeministër i Shqipërisë gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.
XS
SM
MD
LG