Ndërlidhjet

Dalai Lama: Nuk jam për bojkot të Olimpiadës


Lideri shpirtëror budist i Tibetit në ekzil, Dalai Lama tha se ai nuk e mbështet bojkotin e Lojërave Olimpike në Pekin, megjithë ndërhyrjen e ashpër të autoriteteve kineze ndaj protestuesve në Tibet.

Ai këto komente i bëri në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan ABC gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Dalai Lama e përshkruajti gjendjen e të drejtave të njeriut në Kinë si të "dobët", por tha se u mbetet liderëve botëror të vendosin vetë se a do t'i bojkotojnë apo jo Lojërat Olimpike Verore në Pekin.
XS
SM
MD
LG