Ndërlidhjet

logo-print

Hu Jintao i refuzon bisedimet me Dalai Lamën


Presidenti i Kinës, Hu Jintao përsëri ka hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për të biseduar me Dalai Lamën.

Gjatë një fjalimi të sotëm në ishullin kinez, Hainan, zoti Jintao tha se konflikti i Pekinit me Dalai Lamën është thjeshtë çështje e unitetit kombëtar dhe nuk ka të bëjë asgjë me etnicitetin, me religjion apo me të drejta të njeriut.

Ai tha se Kina mund të bisedoj me Dalai Lamën vetëm nëse ai tërhiqet nga lufta e tij për pavarësinë e Tibetit dhe nëse deklarohet kundër dhunës.

Lideri shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama ka përsëritur shumë herë se ai favorizon jodhunën dhe synon autonomi për Tibetin, e jo pavarësi.
XS
SM
MD
LG