Ndërlidhjet

Zgjedhjet në Itali, favorit Berluskoni


Italianët do të votojnë sot dhe nesër në zgjedhjet e përgjithshme.

Në nivel kombëtar për fitore po konkurojnë lideri konservativ Silvio Berluskoni i cili synon të bëhet kryeministër për të tretën herë gjatë 14 viteve të fundit, kundër liderit të qendrës së majtë dhe ish bashkiakut të Romës, Walter Veltroni.

Hulumtimet e fundit të opinionit kanë treguar se Berluskoni është në rrugë të mirë për fitore.

Qeveria e re e cila do ta zëvëndësojë atë të Romano Prodit do të jetë qeveria e 62 italiane që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG