Ndërlidhjet

Ministrat e Jashtëm të Francës dhe Kanadasë vizitojnë Afganistanin


Ministrat e Jashtëm të Francës dhe Kanadasë udhëtojnë sot për në Kandahar për të vizituar ushtarët e koalicionit që janë të vendosur në jug të Afganistanit. Nuk është bërë asnjë koment për gazetarë dhe orari i vizitës së tyre mbahet i fshehur për çështje sigurie. Kanada ka 2 mijë e 500 trupa në Afganistan. Franca aktualisht ka rreth 1 mijë e 800 ushtarë ndërkaq është zotuar për të dyfishuar numrin e tyre.
XS
SM
MD
LG