Ndërlidhjet

logo-print

BE kërkon nga Shkupi të vazhdojë me reformat


Brukseli i ka bërë thirrje Maqedonisë të krijojë sa më shpejt qeverinë, në mënyrë që të përmbush reformat e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kërkesa e Unionit vjen pas vendimit të parlamentit të Maqedonisë për zgjedhje të parakohshme.

"Është e rëndësishme për aspiratat evropiane të vendit dhe të qytetarëve të tij, që të krijohet qeveria e re sa më shpejt pas mbajtjes së zgjedhjeve. Ne kërkojmë nga qeveria e re të fokusohet tek reformat për anëtarësim", tha zëdhënësja e eurokomisionerit për zgjerim Oli Rehn.
XS
SM
MD
LG