Ndërlidhjet

4000 tibetianë protestojnë kundër Kinës


Rreth 4 000 tibetianë në mërgim kanë protestuar në rrugët e kryeqytetit të Nepalit, duke rifilluar kështu demonstratat anti-kineze.

Protesta filloi si marshim i qetë me qirinj në duar, pro shpejt u përfshi nga parrullat kundër Kinës dhe pro lirisë së Tibetit.
Këtë rradhë policia nepaleze nuk ndërhyri ndaj pjesëmarrësve në protestë.

Në prag të Lojërave Olimpike, që mbahen këtë vit në Kinë dhe pas dhunës ndaj murgjëve budistë, të ushtruar nga Pekini muajin e kaluar, janë shtuar protestat anti kineze në botë.
XS
SM
MD
LG