Ndërlidhjet

Bush i shqetësuar për krizën e ushqimeve


Presidenti amerikan, George Bush është shumë i shqetësuar rreth sasisë së pamjaftueshme të ushqimeve bazë, që mund të shkaktojë kriza në botë, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Bush ka kërkuar nga ndihmësit e tij për të parë rrugët se si mund të ndihmojnë Shtetet e Bashkuara në zbutjen e problemit.

Deklaratat e Shtëpisë së Bardhë vijnë pas takimeve të zyrtarëve më të lartë të Bankës Botërore dhe FMN-së, të cilët bën thirrje për veprime urgjente.

Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick kërkoi nga të gjitha vendet të veprojnë urgjentisht për të ndihmuar në mënjanimin e krizës globale të ushqimit.

"Ne llogarisim se dyfishimi i çmimit të ushqimeve gjatë tre viteve të fundit mund t'i zhysë 100 milionë njerëz në vendet me të ardhura të ulëta në varfëri të mëtejshme. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për nevoja në plan afatshkurtër, këtu është në pyetje që gjeneratat e ardhshme të mos paguajnë për këtë rritje çmimesh", tha Zoellick.
XS
SM
MD
LG