Ndërlidhjet

logo-print

Dalai Lama: Kina ushtron gjenocid kulturor


Kina po ushtron "gjenocid kulturor" ndaj Tibetit, tha udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve, Dalai Lama.

72 vjeçari, i cili jeton prej dekadash në mërgim, gjatë një interviste për mediat amerikane shprehu besimin se një ditë do të kthehej në atdhe.

Dali Lama po zhvillon vizitën e parë në Shtetet e Bashkuara, që nga ndërhyrja e dhunshme e autoriteteve kineze kundër protestuesve në Tibet.

Në protestat e muajit të kaluar 150 tibetianë humbën jetën, derisa burimet kineze thanë se protestuesit kanë vrarë 20 persona gjatë trazirave.
XS
SM
MD
LG