Ndërlidhjet

logo-print

Itali: Veltroni uron Berluskonin për fitoren


Udhëheqësi i qendrës së majtë italiane, Walter Veltroni i ka uruar fitoren rivalit të tij të djathtë, Silvio Berluskoni gjatë një bisede telefonike.

Veprimi i Veltronit erdhi pasi rezultatet paszgjedhore flisnin për kryesim të Berluskonit në të dyja dhomat e Parlamentit të Italisë.

Veltroni i tha mbështetësve se telefonata e tij e urimit për Berluskonin ishte veprim në përputhje me demokracitë perëndimore.
XS
SM
MD
LG