Ndërlidhjet

Çurkin: Moska nuk iu kërcënua Ban Ki Moonit


Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitalij Çurkin, tha se Moska nuk është e kënaqur me qëndrimin për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.

Mirëpo Çurkin i demantoi njoftimet se Rusia ka kërcënuar Ban Ki Moonin për rizgjedhjen e tij në atë post për shkak të qëndrimit që ka për Kosovën.

"Ky është një fabrikim i thjeshtë, në kontaktet me sekretarin e përgjithshëm ne kemi shprehur pozicionin tonë por asnjëher nuk ka pasur kërcënime të drejtpërdrejta" tha Çurkin
XS
SM
MD
LG