Ndërlidhjet

Berlusconi kthehet në pushtet


Silvio Berlusconi
Silvio Berlusconi

"Ndjej përgjegjësi të madhe, sepse vitet dhe muajt që do të vijnë do të jenë të vështira", ka thënë Silvio Berlusconi pas fitores së qartë kundër rivalit të tij, Walter Veltroni. Ky do të jetë mandati i tretë i Berlusconit si kryeministër italian në 14 vitet e fundit.


Koalicioni "Populli i Lirisë" i udhëhequr nga Silvio Berlusconi ka fituar një shumicë të dukshme në të dyja dhomat e Parlamentit. Kjo do të thotë që magnati i mediave dhe miliarderi italian është në rrugën për t''u bërë kryeministër për të tretën herë me rradhë në 14 vitet e fundit.

Fitorja e qartë e Berlusconit ka shtyrë të hënën mbrëma ish prefektin e Romës, Walter Veltroni t'i urojë fitoren rivalit të tij.

"Siç e parasheh zakoni në të gjitha demokracitë perëndimore dhe siç mendoj unë se është e drejtë, e kam ftuar liderin e Popullit të Lirisë, Silvio Berlusconi, ta publikojë fitoren e tij dhe i dëshiroj fat të mbarë në punën e tij", ka thënë zoti Veltroni.

Vetë Berlusconi ndërkaq i ka thënë televizionit shtetëror italian se ndjen përgjegjësi të madhe tani pas fitores. "Ndjehem vërtetë i emocionuar me këto rezultate zgjedhore dhe me besimin të cilin ma kanë dhënë aq shumë qytetarë italianë, të cilët i falënderoj nga zemra. Ndjej përgjegjësi të madhe, sepse vitet dhe muajt që do të vijnë do të jenë të vështira, por unë do të përpiqem me gjithë forcën dhe përvojën time që në pesë vitet e ardhshme të bëj më të mirën, duke marrë parasyshë se pikërisht këto vite do të jenë vendimtare për vendin tonë", ka thënë zoti Berlusconi.

Italia është e gjashta në botë për nga madhësia e ekonomisë, por është një prej ekonomive më të dobëta në Evropë. Berlusconi ka premtuar se do të shkurtojë taksat dhe do të zvogëlojë borxhet massive të shtetit, megjithësë kritikët thonë se ai ka dështuar në përmbushjen e zotimeve të ngjashme në dy mandatet e tij të kaluaera.

Ndryshe, Italia është e njohur për qeveritë jostabile. Këto zgjedhje janë mbajtur tre vjetrë më herët për shkak të zhbërjes së hershme të qeverisë majtiste të Romano Prodit. Megjithatë, pas fitores së qartë, Berlusconi ka thënë se "po e përgatitë një qeveri e cila do të zgjasë 5 vjet".

XS
SM
MD
LG