Ndërlidhjet

Moskë: Putin pranoi të bëhet lider i partisë më të madhe


Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin sot ka pranuar që të jetë lider i Rusisë së Bashkuar, që është partia më e madhe politike në këtë vend.
Këtë njoftim ai e bëri sot në Kongresin e partisë në Moskë:

- Duke punuar me efikasitet së bashku, qeveria dhe shumica në Parlament, e bëjnë të mundshme që me suskes të zhvillohet ekonomia, të përmirësohet përkujdesja shëndetësore dhe arsimi, të rriten të ardhurat dhe të forcohen kapacitetet mbrojtëse të Rusisë. Unë jam i gatshëm për të marrë përgjegjësi shtesë dhe të bëhem lider i Rusisë së Bashkuar, tha zoti Putin.

Ai poashtu tha se do ta pranonte postin e kryeministrit, nëse presidenti i ardhshëm, Dmitry Medvedev, i ofron atij këtë post. Zoti Medvedev, që në fillim të muajit të ardhshëm, bëhet president, ka thënë se Vlladimir Putinit do t'i ofroj postin e kryeministrit.
XS
SM
MD
LG