Ndërlidhjet

Koshtunica: BE-ja duhet të thotë se Kosova është Serbi


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ka thënë se do ta mbështeste nënshkrimin e marrëveshjes me Bashkimin Evropian nëse ajo do të plotësohej me "fjalinë që vërteton se Kosova është pjesë përbërëse dhe e patjetërsueshme e Serbisë".

"Pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë dhe dërgimit të paligjshëm të misionit të BE-së në Kosovë, ne duhet të marrin përgjigjje nga Brukseli se çka saktësisht nënshkruan Serbia me Bashkimin Evropian" tha zoti Koshtunica dhe shtoi se "ftoj publikisht zyrtarët e BE-së që qytetarëve të Serbisë tu përgjigjen se a pranojnë që në Marrëveshjen për Stabilizim – Asocim të qëndroj fjalia se Kosova është Serbi".

Ai mëtutje u shpreh se askush nuk ka të drejtë që "në emër të Serbisë, e për llogari të NATO-s, të nënshkruajë çfarëdo marrëveshje, e cila nesër do të mund të komentohej si njohje e pavarësisë së Kosovës".
XS
SM
MD
LG