Ndërlidhjet

Kabul: Nga sumi me bombë u vranë dy policë


Policia e Afganistanit njoftoi se nga shpërthimi i një bombe në jug të Afganistanit janë vrarë dy policë dhe janë plagosur tre të tjerë.

Ky sulm në Spin Boldak të provincës Kandahar u bë një ditë pasi militantët vranë 11 policë në rajonin fqinjë, Arghandab.

Gjatë dy javëve të fundit, në provincën Kandahar, janë vrarë më se 20 policë.
XS
SM
MD
LG