Ndërlidhjet

Shkup: George Bush i dërgoi letër Branko Cërvenkovskit


Presidenti amerikan, George Bush, i ka dërguar një letër presidentit të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, në të cilën e mbështet synimin për anëtarësim të këtij vendi në NATO.

"Ne do të punojmë fuqishëm për t'ju ndihmuar për ta arritur vizionin tuaj si anëtar i NATO-s", thuhet, pos tjerash, në këtë letër.

Zyra e presidentit të Maqedonisë njoftoi se në letër është data 6 prill, që do të thotë se ajo është dërguar tri ditë pasi Greqia i vuri veto anëtarësimit të Maqedonisë në aleancë, për shkak të mospajtimeve lidhur me emrin Maqedonia.
XS
SM
MD
LG