Ndërlidhjet

OKB: Diskutim i ashpër ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë


Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë shkëmbyer fjalë të ashpra lidhur me rajonet separatiste në Gjeorgji, pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara unanimisht e zgjati mandatin e vëzhguesve ushtarakë të OKB-së në Abkhazi.

Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad u tha reporterëve se Uashingtoni ishte "thellë i shqetësuar nga raportet se Rusia po planifikon krijimin e misioneve gjysmë zyrtare përfaqësuese në Abkhazi dhe në Oshetinë Jugore, pa miratimin e qeverisë së Gjeorgjisë".

Rusia thotë se e respekton sovranitetin e Gjeorgjisë por, Abkhazia dhe Oshetia Jugore kanë të drejtë që të kërkojnë pavarësi pasi Perëndimi e njohu Kosovën, megjithë mospajtimin e Serbisë.

Ambasadori Khalilzad tha se Kosova dhe Gjeorgjia janë dy raste krejtësisht të kundërta.
XS
SM
MD
LG