Ndërlidhjet

logo-print

UNMIK: Grupi i Kontaktit kundër zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë


Pas konsultimeve me vendet anëtare të Grupit të Kontaktit, administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë edhe një herë ka përsëritur qëndrimin se mbajtja e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë është e paligjshme dhe në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Zëdhënësi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko, ka thënë se "do të jetë interesante të shihet nëse Serbia do të mbajë një qëndrim të kundërt jo vetëm me Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, por edhe me Grupin e Kontaktit".

Zoti Ivanko gjithashtu ka thënë se nga Serbia pritet që të respektojë Rezolutën 1244, për të cilën gjë në mënyrë të vazhdueshme thotë se është duke e bërë".
XS
SM
MD
LG