Ndërlidhjet

Tribunali: Nuk janë gjetur prova për trafikimin e organeve të serbëve


Prokurorët e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës nuk kanë gjetur prova se shqiptarët e Kosovës kanë trafikuar organet e serbëve gjatë Luftës në Kosovë, tha sot zëdhënësja Olga Kavran.

"Zyra e prokurorit dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë zhvilluar hetime preliminare dhe kanë vizituar terrenin në veri të Shqipërisë, që ndërlidhet me akuzat", tha zonja Kavran dhe shtoi se "përkundër këtyre përpjekjeve zyra e prokurorit nuk mundi t'i provoj akuzat e tilla dhe nuk ka bazë për vazhdim të mëtejmë sa i përketë juridiksionit tonë".
XS
SM
MD
LG