Ndërlidhjet

Jerusalem: Të vrarë 17 palestinezë dhe tre ushtarë izraelitë


17 palestinezë, përfshirë edhe një kameraman që punonte për agjencinë Reuters dhe tre ushtarë izraelitë janë vrarë sot në përleshjet në Rripin e Gazës.

Së paku nëntë palestinezë, dy prej tyre fëmijë, janë vrarë nga një sulm, ajror izraelit në kampin e refugjatëve Al-Bureij në jug të Gazës.

Kameramani i Reutersit, Fadhil Shanaa dhe dy persona të tjerë janë vrarë gjatë një sulmi tjetër ajror izraelit, siç e kanë përshkruar banorët lokalë, në Gazën qendrore.

Këta të tre po shkonin në qytetin e Gazës pasi kishin ndjekur sulmin ajror në Al-Bureij. Ushtria izraelite tha se po e shqyrtonte këtë incident.

Pesë palestinezë të tjerë, të gjithë ata militantë, ishin varë në përleshjet me trupat izraelite më herët gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG