Ndërlidhjet

Klinton e Obama debatojnë në Filadelfia


Kandidatët presidencialë brenda rradhëve të demokratëve amerikanë, senatorët Hillari Klinton dhe Barak Obama, nuk kanë pranuar të thonë nëse do të dilnin së bashku në garën finale të nëntorit si kandidat për president dhe nënpresident.

Të dy morrën pjesë në një debat në Filadelfia, një javë para garës në Pensilavani. Hillari Klinton duhet të fitojë thellë që të mbajë gjallë ato gjasa të pakta për të fituar kandidimin e partisë së saj.

Duke folur për politikën e jashtme të dy kandidatët thanë se do t'i përgjigjeshin edhe forcërisht Iranit, nëse prodhonte armë bërthamore dhe i përdorte ato kundër Izraelit.
XS
SM
MD
LG