Ndërlidhjet

Papa kërkon nga SHBA të favorizojnë diplomacinë


Papa Benedikti i XVI-të i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që t'i zgjidhë konfliktet ndërkombëtare me rrugë diplomatike dhe jo me mjete ushtarake. Ai nuk përmendi konkretisht konfliktin në Irak.

Ati i Shenjtë theksoi se gjatë historisë amerikanët kanë dëshmuar një angazhim të madh për të nxitur lirinë dhe për të përmbushur nevojat humanitare në botë.

Papa i bëri këto komente para afro 10 mijë të ftuarve në Shtëpinë e Bardhë.
XS
SM
MD
LG