Ndërlidhjet

Indi: Protestat shoqërojnë Flakën Olimpike


Mërgimtarët tibetianë dhe mbështetësit e tyre kanë filluar protestat në Nju Delhi ku sot arriti flaka olimpike.
Rreth 50 veta u arrestuan, kur protestuesit ishin mbledhur rreth aeroportit kur mbërriti flaka.

Organizatorët nuk kanë thënë se kur do të fillojë ceremonia në mënyrë që të mënjanojnë çdo përpjekje nga protestuesit për trazira.

Autoritetet kanë marrë masa të jashtëzakonshme sigurie. Mbi 150 mijë policë janë në rrugët e Nju Delhit dhe mbështeten nga aeroplanë ushtarakë.

Qeveria e Tibetit në mërgim, e cila është e vendosur në veri të Indisië ka bërë thirrje që protestat të mos jenë të dhunshme.

Flaka është shoqëruar me protesta në Evropë dhe Amerikë për të shprehur kundërshtimin me dhunën e autoriteteve kineze në Tibet.
XS
SM
MD
LG