Ndërlidhjet

Topolanek: Mosnjohja e Kosovës nxitë zhvillime të pakontrollueshme


Kryeministri i Çekisë, Miroslav Topolanek, ka deklaruar se “mosnjohja e Kosovës do të ishte zgjidhje më e keqe se njohja” dhe se “një gjë e këtillë do të mund të nxiste zhvillime të pakontrollueshme në Ballkan”.

Në një intervistë thënë revistës “Eksporter”, kryeministri çek ka vlerësuar se “të gjitha zhvillimet në Kosovë, që prej luftës që ka ndodhur, kanë çuar deri tek shpallja e pavarësisë”.

“Tash synimi kryesor i yni është që në territorin e Kosovës të ruhet paqja, jo vetëm pse ne kemi ushtarët tanë atje, por edhe për shkak të respektimit të të drejtave të pakicave dhe të ruajtjes së pronës dhe trashëgimisë kulturore”, ka thënë Topolanek.


XS
SM
MD
LG