Ndërlidhjet

Në Gaza varroset kameramani i Rojters-it.


Qindra njerëz kanë marrë pjesë sot në varrimin e kamermanit të agjensisë Rojters, i cili u vra gjatë xhirimit të luftimeve.

23 vjeqari Fadhil Shana u vra pasi doli nga vetura e tij për të filmuar lëvizjet e tankeve izraelite.

Mjekët palestinezë thanë se ai u vra nga një plumb tanku.

Kameramani i agjensisë Rojters dhe të paktën 17 palestinezë u vranë gjatë përleshjeve të forcave izraelite dhe militantëve gjatë ditës së djeshme. Raportohet edhe për 3 ushtarë izraelitë të vrarë.
XS
SM
MD
LG