Ndërlidhjet

Sheffer: NATO do të ndihmojë ushtrinë irakiane


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hoop Scheffer tha se aleanca do të zgjerojë misionin e saj për të ndihmuar trajnimin e oficerëve të ushtrisë irakiane.

Sheffer iu përgjigj kërkesës së kryeministrit irakian Nuri Al maliki, i cili po viziton selinë e NATO-s në Bruksel.

Dje Al Maliki iu tha ligjvënësve të Parlamentit Evropian se qeveria e tij do të mposhtë Al Kaidën në Irak.

Komentet e tij u bënë një ditë pasi sulmet me bomba vranë 60 persona në Irak.

Ndërkaq sot 45 persona humbën jetën si pasojë e një sulmi vetvrasës në veri të Irakut. Sulmi ndodhi gjatë një ceremonie mortore.
XS
SM
MD
LG