Ndërlidhjet

Gjeorgjia kërkon ndihmë për mbrojtjen e sovranitetit


Gjeorgjia iu ka bërë thirrje fuqive të huaja që të ndërmarrin hapa për të parandaluar përpjekjet e Rusisë për të aneksuar rajonet e Abhazisë dhe Osetisë Jugore.

"Nga Federata Ruse presim dhe kërkojmë rishikimin e gjitha vendimeve që dhunojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë. Të gjithë duhet ta dijnë se përpjekjet tona do të vazhdojnë të jenë të drejtuara në mobilizimin e komunitetit ndërkombëtarë për ndihmë në unifikimin paqësorë të Gjeorgjisë" ka thënë presidenti gjeorgjian, Mihail Sakashvilli.

Rusia ka paralajmëruar se do të intensifikojë bashkëpunimin me dy rajonet e Abhazisë dhe Osetisë Jugore, të cilat kërkojnë shkëputjen nga Gjeorgjia.
XS
SM
MD
LG