Ndërlidhjet

Kushner: Kosova të menjanojë dhunën


Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner u bëri thirrje kosovarëve të menjanojnë dhunën dhe të mbështesin normat evropiane për mbrojtjen e minoriteteve dhe parandalimin e torturës.

"Kosova duhet të bëhet vend që rrespekton zotimin për të mbajtur paqen dhe dialogun në të gjitha rrethanat" iu tha Kushner parlamentarëve të 47 vendeve evropiane.

Kushner tha se Kosovë duhet të bëhet një shtet që përpiqet për dialog paqësorë me fqinjët e saj. Ai tha se Franca do ta mbikqyrë Kosovën për së afërmi gjatë presidencës së saj gjashtë mujore të BE-së.
XS
SM
MD
LG