Ndërlidhjet

Uashington: Bush dhe Brown kërkojnë që Irani ta ndalë programin bërthamor


Presidenti amerikan, George Bush dhe kryeminsitri britanik, Gordon Brown, kanë premtuar përpjekje të përbashkëta për ta parandaluar Iranin nga zhvillimi i armatimit bërthamor.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Bush tha se nëse Irani e përvetëson teknologjinë e pasurimit të uiraniumit, atëherë kjo mund të përdoret për zhvillimin e bombës atomike.

- Ata e kanë dëshmuar vetveten se nuk mund tu besohet. Prandaj të thuhet se është në rregull që të lejohen të mësojnë pasurimin dhe ta zhvillojnë atë program, pasi kjo dijeni nuk mund të shndërrohet në program ushtarak, për mendimin tim është naivitet, tha presidenti Bush.

Kryeminsitri britanik, Gordon Brown, ka akuzuar Iranin se nuk po e thotë të vërtetën për programin e tij bërthamor dhe ka sugjeruar se sanksionet evropiane kundër Iranit mund të forcohen.

Qeveria iraniane vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat se po përpiqet të zhvilloj armatim bërthamor.
XS
SM
MD
LG