Ndërlidhjet

logo-print

Tokio: Tempulli kryesor Budist nuk e pret Flakën Olimpike


Tempulli kryesor Budist në Japoni sot është tërhequr nga planet për ta pritur Flakën e Lojërave Olimpike Verore, që mbahen në muajin gusht në Pekin.

Ky vendim u bë në shenjë të solidaritetit me tibetianët, të cilët po protestojnë kundër pushtetit kinez në Tibet.

Manifestimet e bartjes tradicionale të Flakës Olimpike në mbarë botën kanë shkaktuar protesta kundër ndërhyrjes së Kinës ndaj demonstruesve në Tibet.

Dje, gjatë bartjes së Flakës Olimpike në Nju Delhi u panë masa të jashtëzakonshme të sigurisë, që kishin për qëllim parandalimin e pengimit të mundshëm të manifestimit.
XS
SM
MD
LG