Ndërlidhjet

NATO mbështet sovranitetin e Gjeorgjisë


NATO sot ka shprehur mbështetjen për Gjeorgjinë pasi Rusia ka fuqizuar marrëdhëniet me rajonet e Abhazisë dhe Osetisë Jugore.

Zëdhënësi i NATO-s James Apathurai tha se "aleanca është në favor të tërheqjes së vendimit nga ana e Rusisë".

Zv. kryeministrit gjeorgjian Giorgi Baramidze po takohet sot me zyrtarët e NATO-s dhe BE-së për të kërkuar mbështjetjen e tyre pas njoftimit nga ana e Rusisë se do të shtojë bashkëpunimin me rajonet që kërkojnë ndarje nga Gjeorgjia.

Këshilli i Sigurimit njoftoi se kërkesa e Gjeorgjisë për mbledhje urgjente do të realizohet në fillim të javës së ardhshme.
XS
SM
MD
LG