Ndërlidhjet

logo-print

Pack: Serbët t'i besojnë Kushtetutës së Kosovës


Shefja e delegacionit për Evropën Juglindore të parlamentit Evropian, Doris Pack, deklaroi sot në Prishtinë se institucionet e Kosovës dhe liderët politik duhet të bëjnë sa më shumë që serbët e Kosovës të kenë besim në Kushtetutën e re të Kosovës.

"Kushtetuta e re do të ju ofrojë atyre mundësi të shumta për të bërë më shumë për jetën e tyre, të kenë identitetin e tyre, dhe të kenë raporte me shtetet fqinje", tha Pack.

Gjatë vizitës në Prishtinë Doris Pack po zhvillon takime me krerët e institucioneve të vendit.
XS
SM
MD
LG