Ndërlidhjet

logo-print

Rice: Të ruhet sovraniteti i Gjeorgjisë


Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs tha se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e Rusisë për bashkëpunim me rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Osetinë Jugore dhe Abhazinë.

"Jemi shumë të shqetësuar me vendimin e Presidentit rus. Kam biseduar me ministrin e Jashtëm rus dhe presidentin e Gjeorgjisë. Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përkushtuara në integritetin territorial të Gjeorgjisë. Ne besojmë se duhet bërë përpjekje për atë që Gjeorgjia planifikon, përpjekjen për marrëveshje me Abhazinë dhe Osetinë Jugore" tha Rice.
XS
SM
MD
LG