Ndërlidhjet

Rusia dërgon sërish ndihma për serbët


Ministri i Situatave Emergjente të Rusisë, Sergei Shoigu tha se Moska planifikon të rrisë programin humanitar për pakicën serbe në Kosovë.

Shoigu ka thënë se së shpejti Rusia do të dërgojë rreth 10 mijë ton ushqim dhe medikamente për serbët në Kosovë.

Shoigu gjithashtu ka thënë se të hënën do të fillojë një operacion i financuar nga Rusia për çminimin e mjeteve shpërthyese në Serbi.

Gjatë një takimi me ministrin serb të Tregtisë, Predrag Bubalo, njoftohet se Shoigu ka kërkuar që parlamenti i Serbisë ta ratifikojë marrëveshjen për shitjen e monopolit të naftës Rusisë para zgjedhjeve të 11 majit në Serbi.
XS
SM
MD
LG