Ndërlidhjet

Irak. Luftime në Bagdad, Basra dhe Nasiriyah


Luftime intenzive kanë shpërthyer sot ndërmjet militantëve shiitë dhe forcave të bashkuara amerikane dhe irakiane në lagjen Sadr City të Bagdadit.

Ndërkohë në qytetin jugor Basra, trupat irakiane të mbështetura nga helikopterë amerikanë dhe britanikë e kanë sulmuar paralagjen Hayaniya, ku janë përqëndruar shumica e forcave të klerikut radikal Muqtada al-Sadr.

Përleshje ndërmjet policisë irakiane dhe milicive besnike ndaj al-Sadr janë raportuar edhe nga qyteti Nasiriyah.
XS
SM
MD
LG